Insajderi
Biznes

BQK paralajmëron qytetarët: Bitcoin nuk janë të rregulluar me ligj

Insajderi
01 June 2017 - 20:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Banka Qendrore e Kosovë ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës rreth përdorimit të monedhës virtuale – “Bitcoin”, duke thënë se përdorimi i këtyre parave nuk është i rregulluar me ligj.

Përmes një komunikate për medie, BQK ka thënë se përdorimi i monedhave virtuale përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare.

“Përdorimi i parave virtuale, siç është për shembull Bitcoin, nuk është i rregulluar ligjerisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale njoftohen se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton rimbursimin e parave të humbura”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Një monedhë virtuale është një formë e parregulluar e parasë digjitale e cila nuk përdoret ose garantohet nga një bankë qendrore dhe e cila mund të veproj si mjet pagese.

Monedhat virtuale paraqiten në shumë forma, në fillim si monedha brenda lokaleve të lojërave kompjuterike online dhe media sociale, dhe më vonë janë zhvilluar si mjete pagese që pranohen ‘offline’ ose në ‘jetën reale’. /Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark