Blerand Stavileci del sot para deputetëve në interpelancë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerand Stavileci del sot para deputetëve në interpelancë

    Insajderi
    11 April 2017 - 08:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohen pikët e mbetura nga seanca e 30 marsit dhe pastaj vazhdon seanca e cila ishte caktuar të mbahej më 31 mars.

    Sot pritët gjatë kësaj séance pritet që, Blerand Stavileci, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, të dal në interpelancë sipas kërkesës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri.

    Këto janë pikat e rendit të ditës për të dy seancat:

    Rendi i ditës:

    1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 30 dhe 31 mars 2017:
    2. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,
    3. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,
    5. Raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb

    Seanca plenare (e caktuar për datën 31 mars 2017)

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    4. Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
    5. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,
    6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,
    7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
    8. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
    9. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark