Insajderi
Lajme

Brenda 24 orëve pesë raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

Insajderi
23 October 2025 - 11:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Brenda 24 orëve pesë raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës..

Të njëjtat janë raportuar të kenë ndodhur në Fushë-Kosovë, Podujevë, Lipjan, Prishtinë.

Raporti:

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë 22.10.2025 – 00:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë 22.10.2025 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan 22.10.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas Palestinez, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër shtetase Palestineze. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 22.10.2025 – 15:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një armë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 21.10.2025 – 15:30. Më 22.10.2025, është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark