Sot kishte festë në familjen e aktores Teuta Krasniqi.
E vogla e shtëpisë, Kaia feston ditëlindjen e pestë.
Në këtë fillim tetori, për Kaian është organizuar festë në ambient të hapur me të ftuar.
Pamjet dhe urimin për vajzën i ka ndarë me ndjekësit aktorja Krasniqi përmes rrjeteve sociale Facebook e Instagram.
“Kaia shpirti mamit, ti je shtëpia e lumturisë, shtëpia e dashurisë dhe e gëzimit. Nuk e di as ku fluturuan 5 vjet prej kur ke lindur. Për këto 5 vjet, i ke sjellë familjes sonë lumturi të papërshkrueshme dhe dashuri të pafund, ti je vet gëzimi dhe lumturia. Urime ditëlindja ‘baby Koala’ ime 🎉🎉🎉 Uroj që të kesh shëndet të plotë, dashuri të pakusht, lumturi, gëzime dhe mbarësi gjithmonë, bashkë me motrushen tënde, mamin, babin dhe gjithë njerëzit tu të dashur. Zoti të bekoftë 🙏🙏🙏 Kur i numëroj bekimet e mia, ty dhe motrën tënde ju numëroj nga 100 herë. Te duam pa kufi, Tara, mami dhe babi” ka shkruar aktorja në Instagram.