Insajderi
Biznes

Brenda superjahtit të së ardhmes që Bill Gates e bleu për 645 milionë dollarë

Insajderi
09 February 2020 - 19:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bill Gates, person i dytë më i pasur në botë bleu superjahtin e së ardhmes që punon vetëm me hidrogjen të lëngshëm, çka do të thotë se emetimet e tij janë thjesht ujë.

Sipas mediave ndërkombëtare, për mjetin e lundrimit “Aqua”, Gates ka paguar 645 milionë dollarë.

Aqua u prezantua për herë të parë në Panairin e Jahteve në Monako, vitin e shkuar. Jahti është 113 metra i gjatë dhe ka vend për 14 të ftuar, 31 pjesëtarë ekuipazhi, një palestër, studio për joga, sallon bukurie, vend për masazhe dhe një pishinë në pjesën e pasme. Gjithsesi, mjeti i ri lundrues pritet të jetë i gatshëm vetëm në vitin 2024.

64-vjeçari Bill Gates i kalon gjithmonë pushimet në jaht, por kjo është hera e parë që ai blen një të tillë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark