×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Brendimi element i rëndësishëm për produktin

    Insajderi
    12 December 2019 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është mbajtur takimi në mes bizneseve dhe dizajnerëve, ku është diskutuar për rëndësinë e brendimit dhe dizajnit të produkteve, si dhe rrjetëzimin e dizajnerëve të rinj që janë në United Pixels Akademi.

    Ky projekt u përkrah nga United Pixels Akademi dhe Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), i cili financohet nga Agjencia Zvicrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

    Fal këtij bashkëpunimi një grup i dizajnerëve janë përgatitur për të ofruar shërbime të përballueshme të brendimit, dizajnimit dhe menaxhimit të pranisë në media sociale për biznese të vogla dhe të mesme në Kosovë.

    Armend Berisha nga United Pixels Akademi, tha se përmes këtij takimi do kenë mundësi që bizneset kosovare të njoftohen me dizajnerë që janë të gatshëm të ofrojnë shërbime në sferën e marketingut.

    Sipas tij, bizneset duhet të punojnë në krijimin e brendit për produktin e tyre, pasi që duke investuar tek brendi, investon direkt në rritje të biznesit.

    Berisha tha se bizneset krahas investimeve në llogo, duhet të investojnë edhe në brend.

    “Është shumë me rëndësi që të investojmë edhe në aktivitete sociale të cilat mund të ndikojnë shumë pozitivisht në krijimin e një brendi sa më të besueshëm dhe pozitiv tek njerëzit. Po ashtu, edhe investimi në imazh një shembull është investimi në invertar mund ta luaj një rol shumë pozitiv tek krijimi i përshtypjes tek njerëzit dhe konsumatorët në përgjithësi”, tha ai.

    Hana Hoxha nga Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), tha se në Kosovë ka mungesë të shërbime të marketingut për bizneset e vogla dhe të mesme në Kosovë.

    Ajo tha se qëllimi është që përmes këtyre aktiviteteve të zhvillohet sektori i përpunimit të ushqimit dhe jo vetëm.

    Kurse, Zarije Malsiu nga Biofruti, e cila merret me grumbullim të bimëve aromatike, tha se për shkak të investimeve të shumta nuk ka arritur asnjëherë të investojë në brendin e saj.

    Brendin e krijuar për biznesin e saj nga dizajneri i United Pixels Akademy, Andi Hasani e ka pëlqyer shumë ajo.

    Unidet Pixel Akademy është krijuar në vitin 2017 duke ofruar kurse për dizajn grafik e më pas edhe në fushën e Motion Grafik dhe zhvillim të aplikacioneve IOS

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark