Ekspertja e drejtësisë, e cila për 20 vjet ka punuar në Mbretërinë e Bashkuar si avokate dhe njëherësh kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Brikena Muharremi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Muharremi bëri të ditur se takimi u zhvillua me ftesë të Ramës, ndërsa diskutuan për punën që po bëhet në kryeqytet, sfidat me të cilat përballet Prishtina dhe vizionin për transformimin e saj në një qytet modern dhe zhvillimor.
Ajo tha se gjatë bisedës është folur edhe për rrugëtimin e tyre profesional, nga përvoja e fituar në Britaninë e Madhe deri te kthimi në Kosovë për të kontribuar në zhvillimin e vendit.
Muharremi falënderoi kryetarin Rama për mbështetjen, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për një Kosovë me më shumë mundësi dhe zhvillim.