×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Britania apel shqiptarëve: Mos emigroni si të paligjshëm

    Insajderi
    28 May 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Britania e Madhe ka nisur një fushatë reklamuese që synon që shtetasit shqiptarë të mos emigrojnë në mënyrë të jashtëligjshme nëpërmjet varka nëpërmjet kanalit të La Manshit drejt ishullit.

    Reklamat, do të shfaqen në shqip në Facebook dhe Instagram duke i paralajmëruar shqiptarët se do të përballen me dëbimin e menjëhershëm nëse bëjnë udhëtimin.

    Qeveria tha se fushata, duke filluar javën e ardhshme, do t’i bëjë të qarta rreziqet me të cilat përballen emigrantët. Sipas Home Office, Shqipëria është një vend i sigurt dhe shumë shtetas po udhëtojnë nëpër vende të shumta në Britani.

    Robert Jenrick: Ne jemi të vendosur të ndalojmë gomonet dhe fushata që nis në Shqipëri këtë javë, është vetëm një komponent i punës së Home Office për të ndihmuar në rrëzimin e miteve rreth udhëtimeve të paligjshme në Britaninë e Madhe, për të shpjeguar realitetet dhe për të luftuar gënjeshtrat e kontrabandistëve që përfitojnë nga kjo tregti e paligjshme.

    Fushata pason projektligjin e qeverisë për migrimin e paligjshëm, i cili synon të dërgojë azilkërkuesit që mbërrijnë në Britani në një vend të tretë siç është Ruanda.

    Projektligji, aktualisht në Dhomën e Lordëve, është përballur me reagime nga figura publike dhe aktivistë, përfshirë Kryepeshkopin e Canterbury-t, të cilët argumentojnë se ai është edhe i pazbatueshëm dhe moralisht i papranueshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Shqipëri/Rajon
    24 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark