Britania dhe Kanadaja ia ndalojnë hyrjen themeluesit të Peace TV – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Britania dhe Kanadaja ia ndalojnë hyrjen themeluesit të Peace TV

    Insajderi
    04 July 2016 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fakti se sulmuesit e një restoranti në Daka e kanë bërë këtë akt terrorist, pasi kanë ndjekur ligjëratat kontroverse të ligjëruesit islam nga India, Zakir Naik, ka mjaftuar që Britania e Madhe dhe Kanada, t’ia ndalojnë hyrjen.

    Naik, që njihet për predikimet e tija kontroverse, dhe si themelues i Fondacionit për Kërkime Islame me bazë në Mumbai, është i njohur edhe në Kosovë, përmes televizionit “Peace TV” që jepet në të gjitha platformat televizive në Kosovë.

    Naik

    Sipas raportimit të medieve ndërkombëtare, dy nga sulmuesit në një restorant afër zonës diplomatike të Dakas, sulm i cili vrau rreth 20 njerëz, kanë ndjekur këshillat e tre predikues vekontrovers islamikë duke përfshirë edhe oratorin e njohur Zakir Naik.

    Militanti Rohan Imtiaz, djali i udhëheqësit të lidhjes Awami, propagandoi në Facebook vitin e kaluar duke e cituar oratorin e Peace TV-së, Zakir Naik që thoshte se “të gjithë myslimanët që të bëhen terroristë”.

    PEACE

    Naik, një predikues i famshëm por kontrovers, me ligjëratat e tij është themelues i Fondacionit, sipas Kanadasë dhe Britanisë, nuk mund të shkelë në këto vende pasi me “fjalimet e tij ka pasur gjuhë të urrejtjes kundrejt feve të tjera”.

    Ai është në mesin e 16 dijetarëve islam që e kanë të ndaluar të hyjnë në Malajzi./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark