Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson bëri thirrje për zgjidhjen e krizës së Gjirit nëpërmjet dialogut.
Sipas agjencisë së lajmeve të Kuvajtit KUNA, ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Sabah Halid Hamad es-Sabah u takua me homologun e tij Johnson, i cili ndodhet në Kuvajt për vizitë zyrtare.
Gjatë këtij takimi ku u diskutua për çështjet rajonale, Johnson u bëri thirrje palëve të përfshira në krizë për heqjen e bllokadave dhe zgjidhjen e problemeve nëpërmjet dialogut.
Duke shprehur shqetësimet për zhvillimet në rajonin e Gjirit, Johnson shprehu mbështetjen për përpjekjet e Emirit të Kuvajtit Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah për zgjidhjen e krizës.
Johnson po ashtu çmoi marrëdhëniet historike dhe të thella mes Kuvajtit dhe Britanisë së Madhe, shkruan AA.
Nga ana tjetër, ministri i Jashëm i Kuvajtit lavdëroi Britaninë e Madhe për përpjekjet në zgjidhjen e krizës si dhe për mbështetjen e dhënë për ndërmjetësimin e Emirit të Kuvajtit.