Insajderi
Biznes

Britania e Madhe do t’i japë fund rrogave të ulëta për miliona punëtorë

Insajderi
02 October 2019 - 10:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri britanik i Thesarit deklaroi një plan pesëvjeçar për ta bërë Britaninë e Madhe një ndër ekonomitë kryesore botërore dhe për t’i dhënë fund nivelit të ulët të rrogave për miliona punëtorë.

Niveli i pagesës për orë të katër milionë punëtorëve në Britani të Madhe do të ngrihet në 12.9 dollarë amerikanë, duke bërë që ata të fitojnë sa dy të tretat e rrogës së mesme në vend.

Ministri Sajid Javid e shpalli këtë strategji për të nxitur zhvillimin e ekonomisë, pavarësisht si do të largohet vendi i tij nga Bashkimi Evropian.

Ai u shpreh se Britania e Madhe ka mbetur prapa shumë vendeve evropiane në brezin e ardhshëm teknologjik, duke vënë në dukje se qeveria do të ndërtojë të ardhmen e vendit dhe do të sjellë një revolucion të ri infrastrukturor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark