Ai ka kaluar më shumë se një dekadë duke ekpozuar vrasje kriminale të mafies italiane, por gazetari Roberto Saviano beson se Britania është vendi më i korruptuar në botë.
Autori i librit ‘bestseller’ Gomorra, jeton që një kohë nën mbrojtje të policisë që kur publikisht ka ekspozuar figura të larta të mafisë, përkatësisht grupit Camorra, një familje e rëndësishme e krimit.
Të shtunën, ai bëri një paraqitje të rrallë i ruajtur nga disa njerëz.
Ai tha se institucione financiare po lejojnë “kapitalizmin kriminal” të lulëzojë përmes kompanive ‘offshore.’
Dhe, ai tha se një votë ‘pro’ largimit nga BE-ja e Britanisë do të bënte që Britani të bëhej edhe më shume e ekspozuar ndaj krimit të organizuar, shkruan mediumi britanik Telegraph.co.uk
“Nëse do t’iu pyesja cili është vendi më i korruptuar në botë, ju me siguri do të më thoshit Afganistani, ose Greqia, Nigeria, apo jugu i Italisë..por unë ju them se është Britania e Madhe,” ka thënë ai.
“Nuk është për shkak të burokracisë, as të policisë e as të politikës, por ajo çfarë është e korruptuar është kapitali financiar. 90 për qind e pronarëve të kapitalit në Londër kanë selitë e tyre në kompani jashtë vendit,” ka shtuar ai.
Saviano fillimisht ka filluar të shkruaj për krimin e organizuar në Itali në fillim t viteve 200, pas vdekjes së një prifti vendas ku ka kritikuar të bëmat e grupit kriminal Camorra./Insajderi.com