Rezultatet zyrtare të referendumit në gjithë Britaninë e Madhe tregojnë se 52% të votuesve ishin për largim nga BE-ja, ndërsa 48% për mbetje në Bashkimin Evropian. Dallimi është afër një milion vota.
Pasi janë numëruar 374 prej gjithsej 382 rajoneve zgjedhore, është shpallur se 18.8 milionë votuan për largim, ndërsa 15.7 milionë për mbetje të Britanisë në Bashkimin Evropian.
Po ashtu, politikanët që udhëhoqën fushatë për largim nga BE-ja kanë shpallur fitore.
Lideri i Partisë së Pavarësisë së Britanisë së Madhe, Nigel Farage, tha se “mëngjesi ka aguar me Mbretërinë e Bashkuara të pavarur!”.
Farage, po ashtu, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Britanisë, David Cameron.
Një ndihmës i kryeminsitrit britanik, David Cameron, i cili ka synuar me këmbëngulje mbetjen e Britanisë në BE, i tha agjencisë Reuters se vendi është në “një territor paqartësie”.