Britania do të fillojë procesin e largimit nga BE-ja në mars – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Britania do të fillojë procesin e largimit nga BE-ja në mars

    Insajderi
    02 October 2016 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja Theresa May tha se Britania do të fillojë zyrtarisht procesin e largimit nga BE-ja në fund të marsit 2017.

    Ajo e bëri njoftimin sot përmes një interviste në televizionin BBC.

    Para njoftimit sot, zonja May kishte thënë vetëm se Britania nuk do të shtynte për zbatimin e Nenit 50 të traktatit të Lizbonës para fundit të vitit. Neni 50 është një klauzolë që fillon një periudhë dy vjeçare të daljes zyrtare nga BE.

    Kundërshtarët e Brexit kishin paralajmëruar se largimi nga blloku do të çonte në një rrënim ekonomik. Por ekonomia duket të jetë e fortë që nga votimi duke minuar parashikimet për ditë të zymta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark