Britania e Madhe ka arritur rekord të shitjeve të armëve, përfshirë edhe raketa, bomba e granata – tek vendet të cilat sipas Ministrisë së Jashtme të këtij vendi janë të kritikuara për shkelje të të drejtave të njeriut.
Disa prej këtyre vendeve në fakt bëjnë pjesë në listën e vendeve me regjime totalitare dhe që janë akuzuar për krime lufte.
Armë në vlerë prej më shumë se 3 miliard funte janë licensuara për eksport vitin e kaluar.
Vendeve të cilave Britania e Madhe iu ka shitur armë vitin e kaluar përfshinë: Arabinë Saudite, e cila akuzohet për krime luftë në Jemen; Burundi, që po hetohet nga OKB-ja për shkelje të drejtave të njeriut, Maldive, e cila në vitin 2015 e burgosi ish-presidentin e vet në një gjykim të cilësuar tërësisht të motivuar politikisht, shkruan The Guardian.
Në vitin 2015, Britania po ashtu ka aprovuar licencë në vlerë prej 84 milion funtesh për Egjiptin, ku shqetësimet për drejtimin e vendit që nga vitit 2013 kanë qenë të shpeshta.
Britania është eksportuesi i dytë më i madh i armëve./Insajderi.com