Rojet bregdetare britanike ua kanë shpëtuar jetën 19 personave që tentuan të futën ilegalisht në Britani të Madhe, sepse anija e tyre po zhytej në ujë.
Kështu lajmëruan të dielën Rojet Bregdetare britanike përmes një kumtese për media, shkruan Thelocal.fr.
“Anija me 19 persona në bord filloi të zhytej në ujë në kufirin detar të Francës me Anglinë”, thuhet në njoftim. Pasagjerët dhe emigrantët që tentuan të futeshin ilegalisht në Britani të Madhe u dërguan në portin më të afërt të Doverit, për tu marrë në pyetje nga Policia britanike.
Qindra njerëz janë duke u përpjekur që të kalojnë ilegalisht në Britani të Madhe nga shtetet tjera evropiane, përfshirë Francën, njoftojnë mediet britanike.
Të martën një anije e tillë dyshohet të ketë transportuar 17 shqiptarë për në Angli, por ende nuk ka informacione për të dyshuarit. /Insajderi.com