Edhe pse me vetëm 15 për qind të votive të numëruara, përqindja e britanikëve që duan të dalin dhe atyre të mbesin brenda Bashkimit Evropian është e ndarë në numra pak a shumë të njejtë, raporton Insajderi.
Së paku kështu ka qenë gjendja deri rreth orës 04:00 të së premtës, kur nga votat e numëruara shifrat e atyre që dëshirojnë të rrinë dhe atyre që nuk duan të jetojnë në rregulla evropiane janë të barabarta, por tendencat sipas BBC-së janë kundër qëndrimit në një kampanjë kjo e përkrahur nga qeveria e David Cameron.
BBC raporton se numërimet e deritashmë tregojnë një tendencë të qartë rreth rezultatit final, vendimit për dalje nga zona evropiane, pas dy vitesh.
Ekonomia, kriza e refugjatëve, ushtria dhe ligjet e “imponuara nga Brukseli” janë disa nga fushat për të cilat britanikët dëshirojnë të dalin nga rregullat e BE-së./Insajderi.com