Britney Spears ka reaguar pas dokumentarit të fundit që flet për jetën e saj me probleme derisa ju ka thënë fansave se “e urren t’i informoj se shumë gjëra të thënë në këtë dokumentar nuk janë të vërteta”!.
Britney Spears ka reaguar për dokumentarin e saj që flet për jetën e saj plot me probleme me titull në serinë e dokumentarëve të The New York Times, FX, dhe Hulu me titullin “Controlling Britney Spears”, si dhe dokumentari i CCN “CNN’s Toxic: Britney Spears’ Battle For Freedom”.
Edhe pse ajo nuk ka specifikuar se cilit dokumentar është duke ju referuar, të dy janë lansuar gjatë vikendit dhe Britney thotë që ajo e ka parë njërin prej tyre, dhe i ka thënë fansave që shumë nga gjërat që ajo ka parë nuk janë të vërteta.
Për këtë ajo ju ka adresuar fansave me një postim të gjatë në Instagram të hënën.
“E urrej t’ju informojë por shumë gjëra çfarë keni dëgjuar nuk janë të vërteta”, ka thënë ajo.
Një ndër akuzat që është parë në këta dokumentar është deklarata e ish anëtarit të një sigurimi i cili ka thënë se babai i Britney, Jamie Spears e ka pasur në kontroll konstant vajzën e tij gjatë kontrollit të saj.