Këngëtarja e njohur Britney Spears duket se është tepër e lumtur pas fitores së rëndësishme.
Para 24 orësh, gjyqtarja Brenda Penny vendosi që babai i këngëtares 39-vjeçare, të mos jetë më personi që kontrollon jetën e saj.
Për këtë vendim, ylli i popit, siç dukej nuk mund ta fshihte gëzimin.
Ajo publikoi një video nga pushimet me të fejuarin e saj, Sam Asgari.
“Një ditë e bukur këtu në parajsë ndërsa ne festojmë”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e videos.
Në një postim të veçantë, Britney postoi më shumë fotografi të “arratisjes” së saj tropikale, përfshirë disa që e treguan atë duke pozuar lakuriq pranë një vaske.
39-vjeçarja u kujdes që të mbulonte zonën intime të trupit të saj me emoji lulesh.