×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Brnabiq fiksohet me ambasadorin Rohde, e sulmon sërish

    Insajderi
    24 April 2023 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka vazhduar sulmet dhe akuzat e saja në drejtim të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

    Kësaj radhe, ajo i reagoi diplomatit gjerman, i cili sot e ka mirëpritur vendimin e Komitetit Ministror të Këshillit të Evropës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovë.

    Rohde ndër të tjera ka thënë se ky votim e sjell vendin sërish më pranë familjes evropiane.

    Por sipas Brnabiqit, një deklaratë e tillë “është një provë se BE-ja nuk kishte ndërmend ta zbatonte kurrë Marrëveshjen e Brukselit”, ndonëse vetë Rohde kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

    “Kjo cicërimë nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë është një provë se BE-ja nuk kishte ndërmend të zbatonte kurrë Marrëveshjen e Brukselit, të cilën ata e ndërmjetësuan dhe e nënshkruan si garantues të saj. Tani, 10 vjet më vonë, edhe pse Prishtina nuk e zbatoi asnjë fjalë të saj, ata u shpërblyen bujarisht. Askush nuk mund t’i sajonte këto gjëra…”, ka shkruar Brnabiq në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark