10:36 - 06 Gusht 2022

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i është përgjigjur deklaratave të Emisarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili deklaroi se qëndrimi i ShBA-së është që Asociacioni s’duhet të jetë shtet brenda shtetit.

Brnabiq për Radio Televizonin e Serbisë është shprehur se Escobar thotë se kushtëzimi për Asociacionin e bën dialogun të pakuptimtë, transmeton Gazeta Express.

“Nëse e vendosni atë në përputhje me ligjet e tyre, e bën të kotë të gjithë dialogun, nëse ata vetë nuk i respektojnë, dhe Prishtina nuk e respekton Kushtetutën e saj. Nëse e respekton, nuk do të kishte ushtri të Kosovës, sepse në atë Kushtetutë thuhet që duhen pyetur serbët, por nuk janë pyetur”, ka thënë ajo.

Sipas Brnabiq Dialogu duhet të jetë mbi Kushtetutën e Kosovës.

“Dje pata një takim me ambasadorin amerikan Christopher Hill, i thashë se shpresoj për një qasje konstruktive, nuk shoh se ka hapësirë për diskutim me Kurtin, ai s’ka asnjë dëshirë”, tha Brnabiq.

Ajo tha poashtu se shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, s’po mund ta detyrojë Prishtinën për asgjë edhe pse BE-ja është garantues i marrëveshjes së Brukselit.