Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Interi pas Kampionatit Evropian që zhvillohet këtë vit në Francë.
Ai tha se ndihet mirë tek skuadra italiane momentalisht, por tha se pas Euro 2016 mund të ndodhë largimi i tij nga zikaltrit.
“Çdo gjë është e mundur por të shohim pas Euro-s. Nuk ka asgjë më shumë për të thënë, është ende herët për të folur“, deklaroi mesfushori më në formë i Interit këtë sezon.
Këto sinjale të Brozovicit do ta zgjojnë edhe më shumë interesimin e skuadrës londineze, Arsenal, e cila është e interesuar prej kohësh për kroatin.
Brozovic u transferua nga skuadra e Dinamo Zagrebit tek Interi në janarin e vitit 2015 për 12 milionë euro. /Insajderi.com