
Njëri nga serialet më të famshëm në Netelfix, #TheBlackList ka transmetuar episodin e 12 të sezonit të 9. “The Chairman”, ose shqip “Kryetari” është titulli i këtij episodi.
Në këtë episod, pos vazhdimit të ndjekjes së pistës së kush mund ta ketë përgjuar Liz’in, agjenten e FBI-së së vrarë në fund të sezonit të 8, task-forca që punon për kriminelin e njohur Redington ka ndjekur edhe një organizatë burse të dedikuar vetëm për botën e krimit.
Kjo bursë e botës së krimit kapet nga kjo task-forcë e FBI-së pasi që cak i saj bëhet një mafioz shqiptar i portretizuar nga Mafia e Korçës. Abazi në këtë episod përshkruhet si brutal dhe që shpërlanë paratë e Mafias Shqiptare përmes kazinove në Amerikë, raporton Insajderi.
Edhe në sezonin 7 të serialit The Black List në episodin 17 ishte përshkruar mafia shqiptare në Amerikë po ashtu brutale dhe e rrezikshme.
The Black List është një serial që vazhdon që të mbaj audiencën me historinë e Redington, një ish-oficer i inteligjencës amerikane që gjatë punës së tij takohet me agjenten ruse Katarina Rostova dhe nga lidhja e tyre lind Elizabeta, vajza që përfundon si agjente e FBI-së.
Ai vazhdon që të operoj në botën e krimit, por në të njëjtën kohë i jep raste një task-forcë të FBI-së që i heton ato raste që jo rrallë herë përfundojnë të jenë armiq të biznesit kriminal të Redington i luajtur nga aktori James Spader./Insajderi.org
Abazi për më shumë, siç raporton Insajderi, përshkruhet si mafioz që keqpërdorë gra amerikane për të vazhduar aktivitetin e tij kriminal derisa njëra nga to bëhet informatorë e Agjencisë për hetimin e Lojërave të Fatit që përfundon e vdekur në këtë episod.