Insajderi
Ballina 5

Bugajski: Serbia njeh Kosovën kur Rusia të humbë luftën

Insajderi
14 February 2023 - 23:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bugajski: Serbia njeh Kosovën kur Rusia të humbë luftën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, Janush Bugajski ka thënë se mbështet kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin.

Por sipas tij, faktori ndërkombëtar duhet t’i bëjë më shume presion Serbisë dhe të kushtëzojë anëtarësimin e saj me kushtet e Kosovës.

Sipas Bugajskit, herët e vonë Serbia do ta njohë Kosovës, por kjo sipas tij ka më shume gjasa të ndodhë kur Rusia të humbasë luftën dhe rolin e ndërhyrjes së saj në Ballkan.

“Në fakt jam optimist që kjo gjë herët apo vonë do të ndodhë. Mbase nuk do të ndodhë gjatë kësaj qeverie, pra qeverisë së Vuçiç. Gjasat më shumë janë që të ndodhë kur Rusia ta humbë luftën në Ukrainë, të dobësohet dhe të mos ndërhyjë më në Ballkan. Ka gjasa të ndodhë më shumë. Dhe me shumë gjasa do të ndodhë kur kushte më të ashpra t’i vendosen Beogradit për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Pra me fjalë të tjera, ti e pranon të hapet rruga e anëtarësimit në BE, në të kundërt nuk ka mundësi anëtarësimi, por do humbasësh dhe fondet e BE”, tha analisti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark