×
  • Lajme
  • Lajme

    Bujar Dugolli sërish në krye të Fakultetit Filozofik

    Insajderi
    01 February 2016 - 17:31

    Fakulteti Filozofik në Universitetin e Prishtinës do të udhëhiqet edhe për një mandat tjetër nga Bujar Dugolli, i cili sot është zgjedhur për herë të dytë në postin e  dekanit.

    Dugolli, që para disa muajve ishte njëri nga më të zëshmin në kërkesën për shkarkimin e Rektorit Ramadan Zejnullahu, mori 23 vota të anëtarëve të Këshillit Drejtues të këtij fakulteti, apo 13 më shumë së kandidatja tjetër për këtë post, Hasnije Ilazi.

    Në të kaluarën, Bujar Dugolli ka shërbyer edhe si ministër në Qeverinë e Kosovës, dhe ka qenë anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.  Dugolli është profesor i historisë në Fakultetin Filozofik.

    Gjatë dy ditëve të ardhshme, pritet që të bëhet zgjedhja e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës.  Më herët gjatë ditës u mësua se Enver Hamiti do të jetë edhe për një mandat tjetër si dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike./Insajderi.com

     

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark