Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpejtim Bulliqi si njëri ndëri ndër deputetët me të zëshëm kundër këtij version të demarkacionit me Malin e Zi, ka deklaruar se kjo marrëveshje duhet të negocionet e jo të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit.
Edhe pse shefi i tij i partisë dhe kryeministri i vendit Isa Mustafa, ka paralajmëruar procedimin në Kuvend të kësaj marrëveshje, Bulliqi tha se fillimisht duhen të menjnohen lëshimet që ka bërë Komisioni Shtetëror.
“Praktikisht zgjidha më e mirë do të ishte rinegocimi i marrëveshjes, për faktin se ne nuk kemi diçka kontestuese nga ana e Malit të Zi, e cila edhe më herët është deklaruar se janë të gatshëm ta rishikojnë punën e demarkacionit”, ka thënë Bulliqi.
Ai ka theksuar më tej për lajmi.net se arbitrazhi do të ishte i nevojshëm sikur të kishte paraqitur problem pala malazeze.
“Atëherë mënyrë më e mirë dot ishte që të rinegociohet kjo çështje të mënjanohet ato lëshime nga Komisioni Shtetëror dhe të miratohet dhe të ecim tutje”, ka shtuar Bulliqi.