Insajderi
Lajme

Bulliqi: Objekti i vjetër i shkollës Kërpimeh do të shndërrohet në çerdhe

Insajderi
07 June 2024 - 09:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bulliqi: Objekti i vjetër i shkollës Kërpimeh do të shndërrohet në çerdhe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se objekti i vjetër i shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh po e restaurohet tërësisht dhe po shndërrohet në çerdhe për fëmijët e kësaj ane.

Për këtë projekt, Bulliqi bën me dije se janë ndarë 150 mijë euro.

“Ky është objekti i vjetër i shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh. Këtë objekt nuk po e rrënojmë, por po e restaurojmë tërësisht dhe po e shndërrojmë në çerdhe për fëmijët e kësaj ane”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

“Për realizimin e këtij projekti kemi ndarë 150 mijë euro. Në këtë fazë janë duke u zhvilluar procedurat e prokurimit dhe për pak kohë besojmë se do të përmbyllen suksesshëm dhe të fillojnë punimet. Po angazhohemi maksimalisht për të realizuar projekte për të gjitha moshat dhe t’i shpërndajmë investimet në të gjitha zonat e Podujevës”.

Mund të jetë një imazh i planimetri e katit


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark