Bulliqi i përgjigjet kryeministrit për akuzën “shërbëtor i opozitës" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi i përgjigjet kryeministrit për akuzën “shërbëtor i opozitës”

    Insajderi
    25 December 2016 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, nuk e ka ndërmend t’ia bëjë qejfin shefit të tij partiak, Isa Mustafa, rreth çështjeve për të cilat ai ka vlerësim tjetër profesional dhe jo politik.

    Bulliqi i është përgjigjur deklarimit të sotëm të kryeministrit Isa Musfata, i cili tha se, edhe disa deputetë të LDK-së i janë bashkuar kauzës së rrejshme të opozitës se gjoja Kosova me marrëveshjen e demarkacionit humbë territor.

    Këta deputetë të LDK-së, Mustafa i quajti “shërbëtorë” të opozitës.

    I pyes ata që krijuan një kauzë të rrejshme se Kosova po humb territor, bashkë edhe me disa njerëz të LDK-së që u bën shërbëtor, prandaj është mirë që edhe ju t’i pyetni deputetët që janë në degët e juaja se pse ata kanë shkelur besimin e dhënë nga ju”, ka thënë Mustafa gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Forumit Rinor të LDK-së.

    Njëri ndër më të zëshmit brenda deputetëve të LDK-së që vazhdon ta kundërshtojë marrëveshjen aktuale të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, është edhe deputeti i saj, Shpejtim Bulliqi.

    Ai vazhdimisht ka qenë i bindur, në bazë të argumenteve të tij, se Republika e Kosovës humbë territor me këtë marrëveshje.

    Deputeti Bulliqi me profesion është gjeograf i cili ligjëron në departamentin e Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës.

    Megjithatë, ai nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga argumentet e tij, siç thotë ai, profesionale e shkencore, duke i tejkaluar ato politike.

    “Puna ime në këtë çështje është 100 % profesionale dhe jo politike. Nuk kam pse t’i arsyetohem Qeverisë, por nëse e përcjellë aktivitetin tim si deputet, del se i kam përkrahur të gjitha iniciativat, ligjet që i ka sjellë Qeveria në parlament, në shumë prej tyre edhe kam dhënë kontributin tim direkt”, ka thënë deputeti Bulliqi në një përgjigje për gazetën Insajderi.

    Ai ka thënë se nuk do t’i shtrembërojë argumentet për t’ia bërë qejfin dikujt, duke e quajtur të kotë akuzën ndaj tij.

    “Është e kotë një akuzë e tillë ndaj meje nga kushdo që vjen. Unë nuk do t’i shtrembëroj e as fsheh kurrë argumentet faktografike për një çështje të caktuar vetëm për t’i bërë qejfin ndokujt, sidomos kur ajo çështje ka të bëjë me tërësinë territoriale të Kosovës”, ka shtuar ai, raportoj Insajderi.

    Buliqi ka ka thënë se “tashmë në Kosovë jemi mësuar që për çdo dështim apo kur diçka shkon mbrapshtë, të gjendet “fajtori kujdestar”.

    “Nuk do të çuditem nëse të gjithë ata që ndër vite ishin pjesë e ekzekutivit, tash do tentojnë të kërkojnë fajtorin tek unë për të gjitha dështimet siç janë: rezultatet e PISA, sistemin shëndetësor, gjendjen ekonomike, verdiktet financiare të arbitrazheve që po e hanë Kosovën si kancer, sistemin e drejtësisë, korrupsionin, murin matanë Ibrit, mos krijimin e FAK-ut etj”, ka shtuar për Insajderin.

    Sipas tij, më e mirë do të ishte që Qeveria të angazhohet në çështjet që i përmenda sesa të tentojë të heqë përgjegjësinë nga vetvetja./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark