×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bulliqi poston foto nga SHBA, por bën këtë gabim që besohet të jetë nga emocionet

    Insajderi
    30 April 2023 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka shkuar për vizitë në Shtete e Bashkuara të Amerikës për të takuar përfaqësuesit institucional të IOWA-s.

    Menjëherë pasi ka mbërritur atje, Bulliqi ka ndarë disa foto duke i postuar në Facebook.

    Por, ai ka edituar mbishkrimin.

    “Welcome to America” (Mirë se vini në Amerikë), ka shkruar Bulliqi, derisa këtë shkrim shpejtë e ka zëvendësuar me dy ikona të flamujve të SHBA-së.

    Kujtojmë se Bulliqit, amerikanët ia kishin shtyrë vizitën në SHBA për shkak të çështjeve të brendshme politike.

    “Jemi rrugës për në SHBA për të zhvilluar takime me përfaqësuesit institucional të IOËA-s dhe takime të tjera që janë planifikuar nga MAPL”, ka shkruar Bulliqi të shtunën në Facebook, duke ndarë një fotografi nga aeroplani në profilin e tij në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark