Ka vdekur njëri nga tre të lënduarit e aksidentit tek rrethrrotullimi në Prishtinë.
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka publikuar fotografinë e të riut që vdiq si pasojë e aksidentit,
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes e farefisit së të ndjerit.
“Shumë i dhimshëm lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike e të riut, Altin Hyseni nga fshati Katunishtë. Ndaj dhimbjen me familjen Hyseni, farefisin, miqtë dhe gjithë ata që e njohën të ndjerin. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë! Zoti ju dhashtë durim ta tejkaloni dhimbjen!”, ka shkruar Bulliqi në një postim në “Facebook”.