×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Bulliqi shpërblen me tender afro 1 milionë e gjysmë kompaninë e pronarit të afërt me VV’në

    Insajderi
    04 October 2024 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi vazhdon t’i jap tenderë kompanisë së afërt me pushtetin. Së fundmi kjo komunë ka nënshkruar kontratë afro 1 milionë e gjysmë euro për ndërtimin e “Tregut të Gjelbër”. Kompania fituese e tenderit është në pronësinë e Eljesah Podvoricës, person i afërt me Vetëvendosjen. Insajderi ju sjell detaje.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Podujevës me datën 3 tetor ka nënshkruar kontratën për “Ndërtimin e Tregut të Gjelbërt”.

    Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate është 1. 440.787. 30euro.

    Kompani fituese e këtij tenderi afro 1 milionë e gjysmë, është zgjedhur EING COM SH.P.K.

    EING COM SH.P.K. është në pronësi të Eljesah Podvorica person i afërt me pushtetin.

    Gazeta Insajderi ka raportuar disa herë, lidhur me tenderët që kompania e Podvoricës është zgjedhur fituese nga komuna e Podujevës.

    Eljesah Podvorica, jo rrallë herë është parë në shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në vitin 2021, deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe pronari, Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë.

    Dyshja shihen në një fotografi në shoqëri edhe të disa personave për rreth.

    Podvorica, gjithashtu në vitin 2019 ishte parë në shoqërinë e deputetit të VV-së, Nijazi Isakut.

    “Në kafe me tre luftëtarët e lirisë. UÇK-së”, shkruhej në postim.

    Gazeta Insajderi ka raportuar edhe më herët për tenderët e fituar nga Eljesah Podvoricën, i cili është person i afërt me pushtetin./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark