×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Shpejtim Bulliqi shpërblen me tender gjysmë milion euro kompaninë e pronarit të afërm me VV’në

    Insajderi
    30 November 2023 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pushteti i Shpejtim Bulliqit në Komunën e Podujevës, ka shpërblyer me tender kompaninë e pronarit të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Eljesah Podvorica. Kompania “Eing Com” e “El-BAU” në Podujevë ka fituar tenderin për “Mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve”, në vlerë prej gjysmë milion euro.

    Komuna e Podujevës ka hapur tender për kontratën “Mirëmbajtje verore dhe dimërore e rrugëve”. Tender ky që me datën 10 nëntor të këtij viti iu dha kompanisë “VIA EGNATIA” “VAAKAL” “Natyra”, Prishtinë, me vlerën totale të ofertës 330,268,29 euro.

    Por, vetëm pas 19 ditëve kjo kontratë u anulua.

    Me 29 nëntor të këtij viti u njoftua se për këtë kontratë është shpërblyer, kompania “Eing Com” e “El-BAU” Podujevë, me vlerë totale të ofertës, 547.492.12 euro.

    Ky tender rriti vlerën për 237,224 euro, pothuajse njëfishin e shifrës paraprake.

    Kompania fituese e këtij tenderi, është në pronësi të Eljesah Podvorica i cili del të jetë i afërt me pushtetin.

    Eljesah Podvorica, jo rrallë herë është parë në shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në vitin 2021, deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe pronari, Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë.

    Dyshja shihen në një fotografi në shoqëri edhe të disa personave për rreth.

    Podvorica, gjithashtu në vitin 2019 ishte parë në shoqërinë e deputetit të VV-së, Nijazi Isakut.

    “Në kafe me tre luftëtarët e lirisë. UÇK-së”, shkruhej në postim.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me pronarin e “Eing Com” e “El-BAU”, Eljesah Podvorica, i cili e mohoi të ketë lidhje me pushtetin e VV-së në Podujevë.

    Une punoj edhe me Mitrovicën, punoj edhe me ndërkombëtarë, edhe atje paskam pushtet a”, tha Podvorica për Insajderin.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me Komunën e Podujevës, por deri në publikimin e këtij teksti, nuk kemi marrë përgjigjje. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark