Bundestagu zgjat edhe për një vit praninë e ushtrisë gjermane në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bundestagu zgjat edhe për një vit praninë e ushtrisë gjermane në Kosovë

    Insajderi
    23 June 2016 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria gjermane do të jetë edhe për një vit pjesë e aleancës paqeruajtëse në Kosovë. Kështu ka marrë vendim Bundestagu ose Parlamenti i Gjermanisë kur të enjten miratoi kërkesën e Qeverisë për zgjatjen e prezencës së ushtrisë në KFOR, raporton Insajderi.

    Sipas medieve gjermane, deputetët e Bundestagut me shumicë votash kanë miratuar zgjatjen e prezencës por në të njëjtën kohë ka marrë vendim që në Kosovë të mos jenë më shumë se 1350 ushtarë ndërsa minimumi i ushtarëve gjerman në Kosovë të mos zbres në 500.

    Ushtria gjermane e njohur si “bundeswehr” kanë qenë në pranishme në Kosovë qysh prej qershorit 1999. Përveç pjesëmarrjes në selinë e KFOR-it, siç raporton Insajderi, kjo ushtri drejto një spital fushor, një për veterinar dhe një laborator për përpunim të ushqimit në Prizren bashkë me një tjetër në Mitrovicë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark