Burbuqe Hana vazhdon ta shkelë ligjin për t’i rehatuar të përzgjedhurit e saj, Telekomi dënohet sërish nga Inspektorati
Telekomi i Kosovës nën udhëheqjen e Burbuqe Hanës e ka pësuar me disa dënime nga Inspektorati i Punës. Shumica e tyre kanë ardhur si pasojë e mos-përfilljes së ligjit nga…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Telekomi i Kosovës nën udhëheqjen e Burbuqe Hanës e ka pësuar me disa dënime nga Inspektorati i Punës. Shumica e tyre kanë ardhur si pasojë e mos-përfilljes së ligjit nga ana e kryeshefes ekzekutive nëpër konkurse të punës. Hana iu është shmangur ligjit me qëllim të favorizimit të kandidatëve të preferuar të saj.
Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë një vendim të Inspektoratit të Punës të pesë marsit të këtij viti. Vendimi dëshmon se Telekomit të Kosovës iu është shqiptuar masa prej dy mijë eurove. Krejt kjo për shkak të mos-respektimit të datës së mbylljes së konkurrimit në konkurs, anulimit të testimit me shkrim, shkurtimin e datës së afatit të ankesave dhe cenimin e kontratës së punës.
Insajderi po ashtu ka arritur të sigurojë edhe një raport zyrtar të lëshuar nga Inspektorati i Punës lidhur me një konkurs për shkeljen e disa pikave nga ana e Telekomit. Edhe në këtë raport zyrtar përmenden shkelje të ngjashme, si: mos-respektimi i datës së mbylljes së konkurrimit, testi me shkrim, mos-përpilimi i pyetjeve ashtu siç e parasheh ligji dhe mbyllja e afatit të ankesave përpara periudhës së caktuar me lgij (tetë ditë).
Gazeta Insajderi kishte raportuar vitin e kaluar për dënimet e njëpasnjëshme për shkeljet ligjore të Telekomit.
Ankuesi Isuf Mehmeti, njëri nga kandidatët për menaxher në pozitën e Burimeve Njerëzore, e kishte fituar rastin ndaj Telekomit të Kosovës, për çka ndërmarrjen publike Inspektorati i Punës e kishte dënuar me tre mijë euro.
Telekomi i Kosovës e kishteshpërfillur raportin zyrtar që iu ishte dorëzuar nga inspektorati dhe pas tre muajsh ishte dënuar për anulim të testit me shkrim për konkursin e lartpërmendur me 1.500 euro dhe 1.500 euro të tjera për mos-dhënie të përgjigjes brenda afatit nga komisioni ankimor ankuesit Mehmeti.
Në fund-gushtin e vitit të kaluar, Insajderi po raportoi për dënimet e para të Inspektoratit të Punës, në total prej 10 mijë eurove. Kreshnik Domidhe Blerim Bala, dy kandidatë për kryeshefa ekzekutivë, fituan rastin kundër Telekomit. Inspektorati i Punës konstatoi shkelje të Ligjit të Punës në të dyja rastet.
Dënimi erdhi dy muaj pasi që nuk janë zbatuar rekomandimet e inspektoratit nga raporti zyrtar.
Raportimet e Insajderit për dënimet e marra nga Telekomi u konfirmuan edhe në raportin e Auditorit për vitin 2023.
Aty përmenden gjoba të majme që kapin shifrën deri në 46 mijë euro ndaj Telekomit.
19 gjoba iu shqiptuan gjithsej ndaj kësaj ndërmarrje. /Insajderi.org/
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.