Insajderi
Analiza

Burbuqe Hanës i vazhdohet mandati për tri vite pa konkurs?

Insajderi
09 December 2025 - 16:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Burbuqe Hanës i vazhdohet mandati për tri vite pa konkurs?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Shkruan: - Besnik Gashi

Burbuqe Hanës siç duket i është vazhduar mandati i kryeshefes ekzekutive për tri vite, pa shpallur konkurs për zyrtarë të lartë, siç e parasheh ligji për ndërmarrjet publike.

Burime të Gazetës Insajderi brenda ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës i kanë thënë mediumit se ushtruesja e detyrës së kryesueses së bordit, Sajmie Thaçi, i ka dhënë kontratë pune të kryeshefes Hanës për tri vite, pa asnjë procedurë në përputhje me ligjin.

Gazeta Insajderi iu është drejtuar për këtë çështje ndërmarrjes, si dhe e ka pyetur për ta konfirmuar nëse Thaçi e bart detyrën e së pares së bordit, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje.

Sajmie Thaçi ishte evidentuar si donatore e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 2021-ës.

Kryesuesi i bordit të Telekomit, Petrit Nahi, ka dhënë dorëheqje nga pozita para më shumë se një muaji, për shkak të pakënaqësive me menaxhmentin aktual të përcaktuar nga Qeveria Kurti.

Gazeta Insajderi kishte kontaktuar Nahin në telefon për ta pyetur për dorëheqje, por i njëjti s’ka pranuar ta komentojë.

Dorëheqjen e tij më pas e kishin bërë të ditur nga Ministria e Ekonomisë për Insajderin. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark