Një gjykatë ushtarake në Jordani e ka dënuar një ushtar jordanez për vrasjen e tre stërvitësve të ushtrisë amerikane në portën e një baze ajrore.
I pandehuri është dënuar sot me burg të përjetshëm me punë të detyrueshme, transmeton Express.
I pandehuri ishte deklaruar i pafajshëm duke thënë se kishte hapur zjarr nga frika se baza po sulmohej.
Tre ushtarët u vranë më 4 nëntor derisa konvoi i tyre po priste për të hyrë në bazë. Jordania fillimisht kishte thënë se amerikanët e kishin nxitur incidentin duke mos iu bindur urdhrave të hyrjes në bazë, një pohim të cilin më vonë e tërhoqi.
Të afërmit e të vrarëve ishin të pranishëm në gjykatë.