Burgim të përjetshëm për mashtruesit telefonikë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Burgim të përjetshëm për mashtruesit telefonikë

    Insajderi
    19 July 2017 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në shtetin Shandong në lindje të Kinës, një person i cili gjykohej për mashtrim telefonik u dënua me burgim të përjetshëm.

    Në Gjykatën popullore në qytetin Linji të Shandongut, në lëndën gjyqësore lidhur me mashtrimin telefonik, i cili rezultoi me vdekjen e një të riu, janë dënuar 7 persona nga 3 vite burg deri në burgim të përjetshëm.

    Për Çin Vingui i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shkak të veprave penale të mashtrimit dhe të shkeljes së të dhënave personale, u mor vendimi për konfiskimin e të gjithë pasurisë dhe ndalimin e përjetshëm nga të drejtat politike.

    Ndërkaq, 6 të akuzuarit e tjerë u dënuan me dënime të ndryshme duke filluar nga 3 vite deri në 15 vite burgim, njofton AA.

    Studenti universitar Shu Jyjy vitin e kaluar si pasojë e mashtrimit me thirrje telefonike i kishte humbur 9 mijë e 900 juan të cilat i kishte ndarë për pagesa shkollore. Pas kësaj ndodhie zemra i kishte ndalur së rrahuri me çka edhe ka vdekur.

    Në Kinë gjatë vitit të kaluar janë arrestuar 19 mijë e 300 persona të akuzuar për mashtrime telefonike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark