Burgim të përjetshëm për turkun që vrau dy shqiptarë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Burgim të përjetshëm për turkun që vrau dy shqiptarë

    Insajderi
    21 October 2016 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Murat Baran ekzekutoi me armë dy shqiptarë, të cilëve u kishte ndaluar hyrjen në lokalin e tij për motive raciste.

    Të nesërmen, Agron Berisha 41 vjeç dhe Elis Mustafa 28 vjeç, sapo hynin në lokalin e tij, u qëlluan nga 44-vjeçari turk, shkruan AbcNews.

    Njëri prej tyre mbeti i vdekur në vend, kurse shqiptari tjetër u plagos. Turku nuk ndaloi të shtënat, duke lënë të plagosur edhe disa kalimtarë të rastit.

    Pasi hyri sërish në lokalin e tij, qëlloi në kokë shqiptarin që kishte mbetur i plagosur. Gjykata e Antverpenit dha dënimin maksimal ndaj turkut, atë të burgimit të përjetshëm. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark