×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Burgoset për shkak të emrit të Wi-Fi

    Insajderi
    06 November 2016 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Media Franceze raportoi se ditën e premte një 18 vjeçar nga qyteti Dijon i Francës është arrestuar nën akuzat e “promovimit” të terrorizmit. Ai do të përballet me 3 muaj burgim sepse emri i rrjetit të tij të Wi-Fi ishte “Daesh 21.”

    Daesh përfaqëson në gjuhën Arabe Shtetin Islamik dhe 21 është numri i departamentit Cote d’Or ku ndodhet edhe qyteti i Dijonit.

    Djaloshi u arrestua nën ligjin e ri të Anti-Terrorizmit në Francë i cili ka hyrë në fuqi në nëntor të 2014-ës i cili konsideron krim çdo akt i cili nxitë dhe promovon terrorizmin, shkruan PcWorld.al.

    Të arrestuarit rrezikojnë deri në 5 vite burgim ose një gjobë me vlerë 83,000 dollarë.

    Gazeta lokale Le Bien, tha se djaloshi ishte i shokuar duke thënë vazhdimisht se nuk ishte një terrorist./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark