Insajderi
Lajme

Burim Ramadani: Nuk mjafton kërkimfalja e Elvis Hoxhës, duhet të përgjigjet në disa pyetje

Insajderi
09 August 2026 - 19:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Burim Ramadani: Nuk mjafton kërkimfalja e Elvis Hoxhës, duhet të përgjigjet në disa pyetje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas kërkimfaljes së Elvis Hoxhës nga Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me publikimin e një fotografie të rreme që pretendohej se ishte përdorur nga mediat serbe për të lavdëruar deputeten e Aleancës, Time Kadrijaj.

Ramadani i ka drejtuar pesë pyetje Hoxhës, duke kërkuar të dijë se nga e kishte marrë fotografinë dhe kush ia kishte dërguar atë.

“Ku e more foton fake? Kush ta dërgoi? Qysh e postove pa e kqyr e pa verifikim? Kujt i besove aq symbyllur? Kush është ai/ajo që ti i beson apo ai/ajo që të urdhëron?”, ka shkruar Ramadani.

Sipas tij, kërkimfalja e Hoxhës nuk është e mjaftueshme, ndërsa ka paralajmëruar se do të vazhdojë, siç e quan ai, demaskimi i rasteve të tilla.

“Demaskimi juaj nuk do të ndalet. Deri në fund do t’ju demaskojmë. Po bëni Luftë Hibride kundër Kosovës për vite të tëra”, ka deklaruar ai.

Në fund, Ramadani ka thënë se beson se do të vijë një ditë kur ligji do të jetë mbi të gjithë në Kosovë.

“Nuk mjafton kërkimfalja juaj! Do të vijë një ditë edhe në Kosovën tonë ku ligji do të jetë mbi të gjithë!”, ka përfunduar Ramadani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark