Insajderi
Botë

Burra me qira, trendi i ri i grave në këtë shtet evropian

Insajderi
10 December 2025 - 13:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Burra me qira, trendi i ri i grave në këtë shtet evropian
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një dukuri e pazakontë po merr hov në Letoni, ku mungesa e burrave ka detyruar gratë të ‘marrin’ bashkëshortë me qira për të kryer punë shtëpie.

Ky trend i ri pasqyron hendekun gjinor të theksuar në vend, ku gratë tejkalojnë burrat me rreth 15.5%, raporton New York Post.

Sipas ekspertëve demografikë, kjo diferencë bëhet më e dukshme tek gratë mbi 65 vjeç, të cilat janë dyfish më shumë se burrat në të njëjtën moshë.

Një nga arsyet kryesore është jetëgjatësia më e ulët tek burrat, e ndikuar nga zakone jo të shëndetshme dhe stil jetese.

Për të përballuar mungesën e një partneri për punë shtëpie, shumë gra kanë nisur të përdorin shërbimet “burra me orë”.

Platforma si Komanda24 dhe Remontdarbi.lv lejojnë që për një pagesë të vogël, burrat të ndihmojnë me detyra shtëpiake.

Psikologët dhe sociologët shprehen se ky fenomen tregon ndryshimet në strukturën sociale dhe mënyrën se si gratë po organizojnë jetën e përditshme, duke transformuar rolin tradicional të burrit si mbështetës në punët e shtëpisë në një shërbim që mund të blihet sipas nevojës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark