"Burrat me mustaqe.."- 108 vjeçarja tregon çfarë e bën të ndihet e re - Insajderi
×
LifeStyle

“Burrat me mustaqe..”- 108 vjeçarja tregon çfarë e bën të ndihet e re

Insajderi
12 July 2024 - 14:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua nga Alabama e  ShBA-së që festonte ditëlindjen e saj të 108-të, ofroi një përgjigje të pazakontë për mënyrën sesi e mban veten të ndihet e re: “të pijë verë, të hajë ëmbëlsirë dhe të flirtojë me burra me mustaqe”.

Helen Denmark mbushi 108 vjeç të dielën dhe festën ia organizuan miqtë dhe kujdestarët e saj në Brookdale Assisted Living në Birmingham.

Denmark tha se ajo nuk ndihet më e vjetër se kur ishte 107 vjeçare dhe se vazhdon të ndihet e re duke “pirë verë, duke ngrënë ëmbëlsirë dhe duke flirtuar me burra me mustaqe”.

E moshuara theksoi se ajo ende ndihet e shëndetshme dhe e fortë.

“Epo, ndihem mirë,” tha ajo. “Do të jem këtu kur të jem 110 vjeçe!”

Byroja e Regjistrimit të ShBA vlerësoi se në këtë vend jetonin rreth 101,000 njerëz mbi moshën 100 vjeç që nga janari, dhe ky numër pritet të katërfishohet në rreth 422,000 deri në vitin 2054.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark