Insajderi
Lajme

Burri i Haxhiut i reagon djalit të Thaçit: A po i kallëzoni që PDK-ja e ka çu përpara themelimin e Speciales, jo Albini

Insajderi
04 October 2026 - 22:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Burri i Haxhiut i reagon djalit të Thaçit: A po i kallëzoni që PDK-ja e ka çu përpara themelimin e Speciales, jo Albini
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i është drejtuar me një reagim publik Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Reagimi vjen një ditë para seancës së Kuvendit, ku pritet të shqyrtohen ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, si dhe dy ditë para përfundimit të mandatit të Haxhiut si ushtruese e detyrës së presidentes, shkruan Insajderi.

Në reagimin e tij, Krasniqi ka përdorur shkronja të mëdha për të theksuar pretendimin se ishte PDK-ja ajo që e çoi përpara themelimin e Gjykatës Speciale, e jo Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“A po i kallxoni djalit të Hashimit që baba i tij me PDK-në e ka çu para themelimin e gjykatës, e JO Albini dhe Vetëvendosja”, ka shkruar Krasniqi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark