×
  • Lajme
  • Insajderi

    Burri i Vjosës e krahu i djathtë i Albinit- Dyshja që urrejnë gazetarët e Kosovës

    Insajderi
    21 March 2022 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu e shefi i kabinetit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi janë dyshja që po i urrejnë gazetarët e Kosovës.

    Një muaj më parë bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, zgjodhi që t’i sulmojë mediat në një formë agresive, duke i quajtur ato “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, teksa sot shefi i kabinetit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi tha se ‘Mediat në Kosovë ngjasojnë me kompani të kriminalizuara’.

    Shkrimi skandaloz nga Sadriu u fshi vetëm disa orë pas reagime të shumta që e dënuan gjuhën e tij.

    “Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijera dollarë). Bileta avioni First Class e rrallë herë Business Class. Për Economy as që flitej. Ju nuk keni lënë gjë publike pa keqpërdorë”, kishte shkruar Sadriu në llogarinë e tij në Facebook.

    Ndërkohë sot Luan Dalipi mes tjerash shkruan se “Thurja e gënjeshtrave apo kurtheve dhe plasimi i tyre në portale i bën këto të fundit të ngjasojnë me kompani të kriminalizuara që model biznesi kanë shpifjen dhe tentimin për të shantazhuar qeverinë dhe/apo manipuluar publikun, ose thjeshtë për të fituar pandershëm sa më shumë përmes klikimeve/shikueshmërisë së ‘lajmeve’ të tyre”.

    Dyshja nga reagimet e tyre lënë të kuptohet se i urrejnë gazetarët e Kosovës.

    Ndaj reagimeve skandaloze të dyshes Sadriu e Dalipi ka reaguar Asociacioni i  Gazetarëve të Kosovës. Të cilit dënua gjuhën linçuese të përdorur.

    Sipas tyre deklatatat e tilla ngjallin pasiguri për gazetarët në Kosovë.

    “AGK-ja konsideron se thirrja e tillë publike e njeriut më të afërt të kryeministrit Kurti në qeveri është shumë e rrezikshme, dhe thirrje e hapur për linçim”, thuhet në reagimin e sotëm të AGK-së.

    Deri tani nuk ka pasur një reagim për ndonjërin nga rastet nga kryeminsitri i vendit. Në heshtje ka lënë të kuptohet se përkrahë deklarata të tilla skandaloze ndaj gazetarëve.

    As presidentja, Vjosa Osmani nuk e ka dënuar gjuhën e përdorur nga bashkëshorti i saj.

    Madje e ftuar në RTK-së, Osmani mohoi që bashkëshorti i saj i quajti “Ndërmarje të përbashkëta kriminale”, mediat.

    “Ai e qartëson shumë mirë, që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’. Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha Osmani për RTK-në, transmeton Gazeta Insajderi.

    Pavarësisht që mungoi reagimi i krerëve të shtetit. Kundër këtyre sulmeve pati reagime të ashpra nga akterë të tjerë. Përfshirë edhe eurodeputeten, Viola Von Cramon, ambasada, e organizata ndërkombëtare. Të gjithë dënuan gjuhën skandaloze të përdorur.

    Edhe Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ, ka reaguar pas deklaratave denigruese ndaj gazetarëve nga ‘Zotëriu i Parë’ i Kosovës, Prindon Sadriu.

    EFJ nëpërmjet rrjetit social Twitter i ka bërë thirrje Sadirut t’i ndalojë sulmet ndaj gazetarëve.

    “EFJ i bën thirrje Prindon Sadriut t’i ndalojë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve”, ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez.

    Por pavarësisht këtyre Sadriu jo vetëm që nuk kërkoi falje por vazhdoi edhe më tej t`i sulmoj mediat.

    Ndërkohë e njëjta gjë ndodhi edhe sot, veç se nga kabineti i kryeministrit.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark