Valoni është shembull i burrit modern që kujdeset për veten, familjen dhe ambientin ku jeton. Ai punon në sektorin e IT-së dhe shpeshherë punon nga shtëpia, prandaj e di mirë se sa shpejt mund të krijohet rrëmujë, sidomos gjatë verës kur fëmijët kalojnë më shumë kohë në shtëpi.
“Një shtëpi e pastër nuk është përgjegjësi e dikujt tjetër. Kur jeton me familjen, secili duhet të japë kontributin e vet”, thotë Valoni.
Sipas tij, rutina e përditshme u bë shumë më e lehtë pasi bleu fshesën pa kabllo Miele Triflex HX3 Wet & Dry.
“Më parë përdorja fshesa tradicionale me kabllo. Duhej ta tërhiqje vazhdimisht, nuk arrije lehtë në çdo cep dhe pastrimi kërkonte më shumë kohë dhe energji. Tani gjithçka është shumë më praktike.”

Miele Triflex HX3 Wet & Dry kombinon dy mënyra pastrimi: pastrim të fuqishëm në të thatë dhe pastrim të thellë me lagështi përmes sistemit Aqua Twister. Përveç kësaj, bateria ofron deri në 67% më shumë kohë pune krahasuar me gjeneratën e mëparshme Triflex HX2.
“Fakti që është gjithmonë gati për përdorim bën diferencën. Nuk ka kabllo, nuk ka komplikime. Vetëm e merr dhe fillon pastrimin”, shprehet Valoni.
Për të, vlera më e madhe është qetësia që i sjell në përditshmëri.
“Tani fëmijët mund të luajnë lirshëm, të vizatojnë apo edhe të derdhin diçka në dysheme pa u shqetësuar menjëherë. E di që pastrimi do të bëhet shpejt dhe pa mundim. Më e rëndësishmja është që ata të jenë të lumtur dhe të shijojnë fëmijërinë e tyre.”
Në një kohë kur teknologjia po e thjeshton jetën në çdo aspekt, edhe mirëmbajtja e shtëpisë mund të bëhet më e lehtë, më e shpejtë dhe më efikase.