Insajderi
Lajme

Burri në Ferizaj rrah gruan, policia i gjen armë – prokurori e liron

Insajderi
17 December 2025 - 19:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Burri në Ferizaj rrah gruan, policia i gjen armë – prokurori e liron
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se në në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i dhunës në familje.

Pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj, policia ka bërë të ditur se gjatë ditës ishte ofenduar dhe në një moment edhe goditur fizikisht.

Gjatë hetimeve, policia ka konstatuar se në shtëpi mbahej një armë zjarri, e cila dyshohet se ishte në posedim të paautorizuar nga 42-vjeçari.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari ësthë liruar në procedurë të rregullt.

“Njësiti i Hetimeve ka sekuestruar një armë zjarri dhe 15 fishekë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast penal ndaj të dyshuarit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore”, ka bërë të ditur policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark