Autoritetet në Arabi Saudite kanë arrestuar një person i cili dyshohet se ka plagosur rëndë një gjinekolog i cili asistoi gjatë lindjes së gruas së të arrestuarit.
Doktori Muhannad Al Zabn kishte ndihmuar gruan që të lindte në prill të këtij viti.
Por, babai i fëmijës së porsalindur, kishte lutur doktorin që të takoheshin në spital për t’i shprehur falënderimet e tij, por aty ka nxjerrë armën dhe ka plagosur rëndë gjinekologun, njofton The Independent.
Arsyeja e plagosjes ishte se babai i fëmijës ishte inatosur që nuk kishte pasur një doktoreshë për të ndihmuar gruan e tij që të lindte. /Insajderi.com