Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunë që ka ndodhur në Obiliq. Një burrë ka raportuar se ndaj tij kanë ushtruar dhunë gruaja dhe djali i tij.
Sipas raportit 24 orësh rasti ka ndodhur dje.
“Ankuesi ka raportuar se djali i tij bashkë me bashkëshorten, pas një mosmarrëveshje kanë shkaktuar dhunë në familje. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:35 dhe me vendim të prokurorit, rasti është procesuar në procedurë të rregullt“, njoftoj policia.