Insajderi
Show

“Me Eglin çdo gjë është mbyllur brenda shtëpisë”, Xumi flet pas daljes nga Big Brother

Insajderi
22 January 2025 - 15:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Me Eglin çdo gjë është mbyllur brenda shtëpisë”, Xumi flet pas daljes nga Big Brother
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Xum Allushi u eliminua mbrëmjen e së martës nga shtëpia e Big Brother Albania VIP 4, pas nominimit ‘kokë më kokë’ me Eglin.

Teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, Xumi foli për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ai u shpreh se penalizimi i tij i vetëm ishte fakti që u tregua shumë i vërtetë.

Në lidhje me Eglin tha se çdo gjë është mbyllur brenda shtëpisë, ndërsa shtoi se prej ditësh ka shkëputur çdo kontakt me të.

“Ka qenë në kuptimin metaforik, dritat asaj shtëpie i kam fikur në momentin që jam larguar. Kush e kupton, e kupton. Penalizimi im i vetëm është se isha më shumë i vërtetë se i vërtetë. Unë Big Brother-in tim e kam fituar. Në një muaj unë kam dhënë atë që doja. Janë krijuar meme. E dija se çfarë lloj trazie do shkaktoja në rrjetet sociale. Personi që solli memet në Shqipëri ishte Xum Allushi.

Mami e ka ditur që ndjenjat e mia kanë qenë të pastra. Zgjodha të isha i vërtetë dhe në asnjë koment skam pasur kritike nga ajo. E rëndësishme është që kam parë krenari në sytë e saj. Sigurisht që çdo gjë u mbyll në shtëpi. Unë prej ditësh e kisha shkëputur kontaktet me Eglin”, u shpreh Xumi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark