×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Burri që vizitoi çdo shtet të botës, kthehet në shtëpi pas 10 vjetësh

    Insajderi
    02 August 2023 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 10 tetor 2013, Torbjørn “Thor” Pedersen la punën, të dashurën dhe familjen prapa në Danimarkë për të nisur një udhëtim epik.

    Synimi? Të vizitonte çdo shtet në botë pa fluturuar.

    Pedersen ia vuri vetes tre rregulla. Ai do të shpenzonte të paktën 24 orë në secilin shtet, të jetonte me një buxhet prej 20 dollarësh në ditë dhe të rezistonte pa u kthyer në shtëpi deri ta kryente udhëtimin e planifikuar.

    Më 24 maj kjo ditë më në fund erdhi. Pas gati dhjetë vjetësh udhëtim, Pedersen me sukses vizitoi shtetin e 203-të dhe të fundit, Maldivet, dhe filloi kthimin e shumëpritur për në Danimarkë, shkroi CNN.

    Do të kishte qenë më e lehtë të udhëtonte me aeroplan, por Pedersen dëshiroi ta realizonte projektin në një rreth të plotë.

    Sigurisht se në mesin e këtyre shteteve është edhe Kosova. Kosova ishte shteti i 135-të që Pederseni e vizitoi, duke përshkuar më pas tërë Ballkanin. Erdhi në Prishtinë më 4 shtator 2017.

    Në faqen e tij në internet ai e përshkruan përvojën që pati në Kosovë. Ai shkruan se si shtet i ri, nuk ka mundur të dallojë diçka të veçantë për Kosovën, si ushqim, rroba apo gjuhën.

    Ndoshta Kosova ka nevojë për më shumë kohë që të formohet në një verë të mirë”, shkroi ai.

    Pedersen lavdëron disa lokacione në Prishtinë, me njerëzit e ushqimin, por me kryeqytetin nuk ishte ndarë i kënaqur.

    “Prishtina duket dikur është ndërtuar shumë shpejt në kohën e fundit nga 50 kontraktorë të ndryshëm të cilët nuk e kanë përfunduar punën e tyre deri në fund”.

    Një kthim emocional në shtëpi

    Më 26 korrik, Pedersen eci në Portin Aarhus të Danimarkës ku rreth 150 njerëz po e prisnin për të festuar.

    Në mes të turmës po priste gruaja e tij – ai i kishte propozuar më 2016 dhe ishin martuar në vitin 2021.

    “Familja ime është krenare. Ka shumë dashuri. Kthimi në shtëpi është diçka që e kam pasur në fokus – diçka që e doja për shumë gjatë. Por ende po e procedoj që udhëtimi ka përfunduar dhe po përpiqem ta kuptoj çfarë bëhet tani”, ka thënë ai.

    Dhjetë vjet udhëtim

    Pedersen kishte planifikuar se udhëtimi do të përfundonte për katër vjet, por bota pati plane të tjera.

    Përgjatë viteve në rrugë, Pedersen u përball me probleme me vizën në shtetet si Siria, Irani, Nauru dhe Angola.

    Ai tejkaloi një periudhë të rëndë të malaries cerebrale në Ganë, i mbijetoi një stuhie intensive katër-ditore ndërsa po kalonte Atlantikun nga Islanda në Kanada, lundroi nëpër zona konflikti dhe iu desh të riplanifikonte shumë lundrime për shkak të anijeve të prishura.

    Pengesa më e theksuar ishte pandemia COVID-19. Në fillim të 2020-s, ai e gjeti veten të ngecur në Hong Kong për dy vjet.

    Më 5 janar 2022 Pedersen më në fund mund të largohej nga Hong Kongu.

    Më pas vazhdoi në Australi, Zelandë të Re, Samoa dhe Tonga.

    Udhëtim me qëllim

    Nga fillimi në fund, Pedersen mblodhi disa statistika të mrekullueshme gjatë udhëtimeve të tij: 3,576 ditë, 379 anije, 158 trena, 351 autobusë, 219 taksi, 33 varka.

    Por, nuk ka të bëjë me numrat, ka thënë Pedersen. Ka të bëjë me të qenit me njerëz dhe ndarjen e një pikëpamje pozitive për botën.

    “E nisa udhëtimin me një moto, ‘Një i panjohur është një mik që nuk e ke takuar asnjëherë’, dhe përgjatë kohës më është dëshmuar se kjo është e vërtetë”.

    “Ose unë jam njeriu më me fat në planet, ose bota është në një vend më të mirë se që mendojnë shumica e njerëzve për shkak të lajmeve të frikshme, dramatike në kanale televizive e rrjete sociale”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark